Reshjet e ditës së djeshme dhe të orëve të para të mëngjesit të sotëm, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore dhe serat e fermerëve të njësisë administrative Katund i Ri.

Siç shprehen vetë fermerët, kjo është hera e tretë që pëmbyten brenda këtij viti.

Ndryshe nga herët e kaluara ku dëmet më të konsiderueshme ishin në banesa, këtë herë janë përmbytur vetëm tokat bujqësore, ushqimi i bagëtive etj.

Sipas tyre, pas këtyre përmbytjeve banorët rrezikojnë që të mos kenë prodhim bujqësor, që iu rrit kështu më tepër dëmet materiale që po iu shkaktohen.

Në pamjet flmike duken qartë serat ende nën ujë, edhe pse uji ka filluar të tërhiqet.

LEXONI EDHE: