103 mijë palë veshje të falsifikuara të markave të ndryshme janë bllokuar në degën doganore të Durrësit.

Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Durrës, kanë goditur një rast të cenimit të pronësisë intelektuale.

Janë konstatuar mbi 103 mijë palë veshje të ndryshme të markave Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss, Calvin Klein, etj, si edhe bluza të ndryshme sportive të ekipeve të njohura europiane.

Autoritetet doganore kanë bërë bllokimin e mallit dhe nisjen e procedurave përkatëse.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave garanton se do të veprojë me tolerancë zero ndaj çdo subjekti që cenon pronësinë intelektuale dhe kryen shkelje të Kodit Doganor dhe legjislacionit në fuqi, duke vazhduar me kontrolle të imtësishme ndaj subjekteve me risk.