Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me projektin për rijetëzimin e Bulevardit “Epidamn” dhe Zonës Arkeologjike A në qytet.
Sako e cilëson këtë ndërhyrje si një investim strategjik për të ardhmen europiane të Durrësit, duke theksuar se projekti është vlerësuar si i tillë edhe nga kryeministri Edi Rama.
Në postimin e saj, kryebashkiakja ka publikuar edhe një video nga podkasti “Flasim”, ku Rama foli sot për projektin TID në Durrës dhe transformimin urban që pritet të sjellë ai në qytetin bregdetar.
POSTIMI I PLOTË:
Rijëtëzimi i Bulevardit “Epidamn” dhe i Zonës Arkeologjike A në Durrës është një investim strategjik, vlerësuar si i tillë nga Kryeministri Rama për të ardhmen europiane të qytetit.
Trashëgimia jonë nga Amfiteatri Romak, Forumi Bizantin, Torra Veneciane, muret e kalasë së qytetit janë pasuri kombëtare.





