Qendra CEDI me mbështetjen e AMSHC po zbaton projektin “Lufta kundër korrupsionit: Ti mund të kontribuosh!” në kuadër të të cilit janë zhvilluar një sërë aktivitetesh që synojnë forcimin e transparencës dhe integritetit në nivel vendor.
Fokusi kryesor i projektit eshtë angazhimi i të rinjve në luftën kundër korrupsionit.
Për këtë qellim janë organizuar dy trajnime me anëtarë të Këshillave Vendorë Rinorë Permet dhe Shijak, nxënës dhe profesionistë të rinj, të cilët kanë përfituar njohuri mbi rolin e qytetarëve në parandalimin dhe denoncimin e korrupsionit, si dhe mbi rëndesinë e integritetit në institucionet publike.
Pjesëmarrësit u njohën me mekanizmat e raportimit, praktikat më të mira për rritjen e transparencës dhe mënyrat se si mund të kontribuojnë aktivisht në forcimin e llogaridhënies në komunitetet e tyre.
Këto aktivitete synojnë të rrisin ndergjegjësimin e të rinjve dhe të nxisin përfshirjen e tyre në ndërtimin e një qeverisjeje më të hapur dhe të përgjegjshme në nivel lokal.





