SPAK zbarkon në Autoritetin Portual në Durrës dhe sekuestron dosjen e tenderit për Portin e Ri tregtar në Porto Romano.
Dosja e tenderit me vlerë 400 mln euro u sekuestrua nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit të martën në kuadër të hetimit që po kryhet nga prokuroria e Posaçme, nën dyshimet për abuzime me tenderin.
Procedura u shpall në dhjetor 2024 ku në garë hynë pesë operatorë ndërkombëtarë.
Në fazën e parakualifikimit të tenderit u skualifikuan disa nga konsorciumet më të mëdha europiane, mes tyre Jan De Nul dhe grupi Vinci.
Me 14 mars 2025 kjo kompani paraqiti ankesë, por Komisioni i Prokurimit Publik pasi e shqyrtoi, vendosi të mos e pranojë atë dhe të vijonte me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit.
Po ashtu u skualifikua edhe konsorciumi Van Oord, një kompania hollandeze e njohur për ndërtimin e porteve, me argumentin se nuk kishte paraqitur në kohë ekuivalentim e licencave dhe dokumentacionit të stafit.
Kështu, në garë mbeti vetëm Archirodon, kompani e cila brenda 9 marsit duhet të paraqesë oferten financiare dhe të finalizohet edhe kontrata për ndërtimin e portit.
Projekti për Portin e Ri tregtar në Porto Romano kap vlerën e rreth 400 milion eurove lekë pa TVSH dhe financohet nga buxheti i shtetit.





