Kryetarja e Bashkisë së Durrës, Emiriana Sako, ka zhvilluar një takim me strukturat e Partia Socialiste në Lagjen 1.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sako bëri të ditur se gjatë bashkëbisedimit u diskutua organizimi i mëtejshëm i punës, si edhe çështjet dhe problematikat e komunitetit. 

“Zhvilluam një takim me strukturat e PS në lagjen 1, ku vijuan diskutimet për organizimin e mëtejshëm. Në qendër të bashkëbisedimit ishin çështjet dhe problematikat e përbashkëta të komunitetit, duke adresuar me përgjegjësi çdo shqetësim të bashkëqytetarëve të Durrësit.”, shkruan Sako.

https://www.facebook.com/share/v/1aUuX2jFHf/?mibextid=wwXIfr