Një objekt rreth 250 m² i ndërtuar pa leje brenda territorit të Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit është shembur këtë të premte nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Bëhet fjalë për një ndërtesë 1-katëshe e ndërtuar në mënyrë të paligjshme brenda hapësirës së muzeut. Aksioni i IKMT-së synon lirimin e territorit dhe rikthimin e tij në funksion të institucionit të trashëgimisë kulturore.
Prishja e objektit i hap tashmë rrugën zbatimit të projektit për restaurimin dhe sistemimin e ambienteve të muzeut, në përputhje me standardet që duhet të kenë objektet e trashëgimisë kulturore kombëtare.





