Në moshën 57-vjeçare është ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta nën kolonelja Flutura Hoxha.

Hoxha ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshë të re për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Ndarja e saj nga jeta ka tronditur kolegët, miqtë dhe dashamirësit, të cilët e kujtojnë si një ushtarake të përkushtuar dhe profesioniste në ushtrimin e detyrës.

Siç bën të ditur gazetari dhe studiuesi Shefqet Kërcelli në një postim në rrjete sociale, pas përfundimit të shkollës së mesme në Librazhd, ajo ka ndjekur Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, ku ëhstë diplomuar në degën Financë.

Për shumë vite, ajo ka punuar si shefe finance në Forcën Ajorre dhe më pas në Forcën Detare.

Varrimi i ushtarakes Flutura Hoxha do të mbahet ditën e mërkurë, në orën 13.00, pranë varrezave të reja të Durrësit.

Postimi i Shefqet Kërcellit:

Lamtumire N/Kolonel Flutura Hoxha!
te qofte dheu i lehte!
Familja e te ndjeres lajmeron se eshte ndare nga jeta, pas nje semundje te rende, bashkeshortja dhe nena e tyre Flutura Hoxha.
Flutura mbasi perfundoi gjimnazin ne Librazhd shkoi ne shkollen e bashkuar te oficereve ku u diplomua per degen finance.
Mbas perfundimit te shkolles ajo bashke me bashkeshortin e saj ushtarak Nebiun, sherbyen per disa vite ne Divizionn e Shkodres, dhe ne vitin e mbrapshte 1997.
Ne vijim Flutura me perkushtim e profesionalizem, sherbeu si shefe finance ne Forcen Ajrore.
Mbas Forces Ajtore Flutura bashke me bashkeshortin e saj sherbyen ne Forcen Detare, derisa sa u ndane nga jeta.
Ndarje e parakoheshme nga jeta e N/Kolonele Flutura Hoxhes, ka pikelluar jo vetem familjen, por dhe te gjithe koleget e shoket me te cilet ajo ka punuar gjate karrieres si ushtarake.
Ne Hidherimin e saj mer pjese dhe Shoqata Kombetare E Ushtarakeve SHKURSH, duke i shprehur sinqerisht dhimbjen familjes dhe te afermeve.
Lamtumire N/Kolonele Flutura Hoxha!
U prehsh ne paqe!