Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka ndarë pamje nga puna që po zhvillohet në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik.
Sipas saj, po vijon pastrimi i vijës bregdetare, si dhe procesi i plugimit dhe dezinfektimit të rërës, me angazhimin e ekipeve në terren.
Në këtë nismë janë përfshirë edhe nxënës të shkollave të qytetit, të cilët kanë kontribuar në pastrimin e plazhit, duke dhënë një shembull qytetarie dhe përkushtimi ndaj mjedisit.
Postimi i plotë:
Nga puna që po bëhet në zonën e 📍 Shkëmbit të Kavajës. Durrësi është kryeqyteti i turizmit dhe ne i kemi marrë të gjitha masat që gjithçka të jetë gati për të patur një sezon veror të suksesshëm. ☀️🌊
Me angazhimin maksimal të ekipeve në terren, po vijon pastrimi i gjithë vijës bregdetare, si dhe procesi i plugimit dhe dezinfektimit të rërës. 🚜
Në punën për pastrimin na janë bashkuar edhe nxënës të shkollave të qytetit, duke dhënë një shembull të bukur qytetarie dhe përkushtimi ndaj mjedisit.
Të gjithë bashkë për Durrësin turistik.





