Të hënën, më datë 20, në orën 10:00 të paradites, në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës do të prezantohet drejtori i ri i Policisë Bashkiake.

Sipas njoftimit të bërë në ueb-in e Bashkisë Durrës, fituesi i konkursit për kreun e Policisë Bashkiake është Flamur Gjuzi, i cili deri disa muaj më parë mbante postin e drejtorit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në të njëjtin njoftim bëhet me dije se shtetasi Ervin Kasa është shpallur fitues në pozicionin Inspektor në Sektorin e Qarkullimit pranë Drejtorisë së Policisë Bashkiake.

Ndërkohë, trupës së efektivëve të Policisë Bashkiake i janë shtuar edhe dy punonjës të rinj, Avni Hoxha dhe Kleant Gjepali, të cilët janë shpallur fitues në pozicionin polic pranë kësaj drejtorie.