Një zhvillim i papritur ka ndodhur pak orë më parë në bashkinë e Durrësit.
“DurrësLajm” meson se kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Durrës, pas një takimi me kryetaren e bashkisë Emiriana Sako ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga detyra.
Dorëheqja e Ilir Ngresit vjen vetëm pak ditë pasi IMT nisi një aksion të gjerë që do të shtrihet në të gjithë bashkinë Durrës për prishjen e objekteve të ndryshme me qëllim lirimin e kanaleve kulluese.
Ngresi u emërua në këtë detyrë pak muaj më parë. Emërimi i tij u prit me reagime të forta nga banorët që preken nga projekti i Durrësit pasi firma e tij ishte në shkresën zyrtare që iu dërgua secilës familje durrsake për të liruar në mënyrë vullnetare banesën brenda datës 16 shkurt.





