Pamjet si kjo që shihni në foto regjistrohen në çdo orë të ditës në hyrje të xhamisë së madhe të Durrësit.

Parkimi i automjeteve në këtë vend është kthyer në një shqetësim të përditshëm për besimtarët myslimanë dhe drejtuesit e këtij institucioni fetar.

Burime pranë xhamisë së madhe të qytetit i thanë “DurrësLajm” se hyrja e xhamisë është e zënë në çdo orë të ditës nga makina të rastësishme apo të institucioneve aty pranë.

Ndërkohë që besimtarëve dhe drejtuesve të xhamisë u duhet të parkojnë shumë larg nga aty, pasi nuk kanë asnjë vend parkimi të dedikuar për institucionin.