Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, zhvilloi një takim me fermerët e njësisë së Katundit të Ri, ku u diskutua rëndësia e krijimit të Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB).
Gjatë bashkëbisedimit, ajo theksoi se përmes këtij organizimi fermerët mund të përfitojnë më lehtë nga subvencionet dhe programet e zhvillimit rural, ndërsa nënvizoi edhe rolin e pushtetit vendor në mbështetjen e sektorit.
Postimi i plotë:
Zhvillova një takim me fermerët 🧑🌾🌾 e njësisë së Katundit të Ri, ku u diskutua rëndësia e krijimit të Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB).
Theksova se përmes këtij organizimi, fermerët mund të përfitojnë më lehtë nga mbështetja financiare, subvencionet dhe programet e zhvillimit rural. Gjithashtu, nënvizova rolin e pushtetit vendor në thjeshtimin e procedurave, ofrimin e asistencës teknike dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore.
🤝 Gjatë bashkëbisedimit, fermerët ndanë shqetësimet dhe nevojat e tyre, duke e konsideruar këtë nismë si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në zonë.
Takimi u përmbyll me një angazhim të përbashkët për të vijuar bashkëpunimin dhe për të ndërmarrë hapa konkretë drejt krijimit të SHBB-ve funksionale në Katundin e Ri.





