Emiliana Sako ka ndarë në rrjetet sociale zhvillimin e një aksioni pastrimi në Gjiri i Lalzit, në kuadër të nismës kombëtare për pastrimin e territorit dhe përgatitjeve për sezonin veror.

“Në kuadër të aksionit kombëtar të pastrimit 🚯 dhe në vijim të përgatitjeve për sezonin veror, 🏖️ është zhvilluar pastrimi i zonës së Gjirit të Lalzit.

Në këtë iniciativë janë angazhuar së bashku me ekipet tona edhe punonjës nga institucione të ndryshme vendore e qendrore, përfaqësues të strukturave përgjegjëse për mjedisin si dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Ruajtja e mjedisit mbetet një përgjegjësi e përbashkët dhe një investim i rëndësishëm për të ardhmen.”, shkruan Sako.