Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, në zonën e Spitallës, në afërsi të varrezave të reja.
Sipas informacioneve paraprake nga terreni, në aksident është përfshirë një motor, ndërsa drejtuesi i tij ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes, ndërsa hetimet vijojnë.





