Ngjarja e rëndë në Durrës ku jeta e dy fëmijëve u pre në mes nga Nikoll Radaçi, ka sjellë reagimet e para nga politika. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dalë me një qëndrim të fortë publik, duke e quajtur atë që ndodhi një akt të një terroristi dhe jo thjesht një aksident rrugor.

“Ngjarja tragjike në Durrës nuk është aksident rrugor. Autori nuk është një shofer në një timon, por një terrorist”, shkruan ai në një postim në rrjete sociale, të cilën e shoqëron me një foto të trishtë: një top i mbetur në rrugë, një detaj i vogël, por që flet më shumë se çdo fjalë. Një lojë e ndërprerë në mes, një pasdite që nuk do të vazhdojë më kurrë për ata fëmijë dhe shumë jetë të shkatërruara.

Kjo është vrasje me dashje, jo aksident”. Me këtë qëndrim të fortë reagoi edhe deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe për tragjedinë në Durrës, duke publikuar edhe videon e momentit kur Nikoll Radaçi përplasi 2 fëmijët. 

“U vranë sepse vrasje është! Madje vrasje me dashje! Nuk është aksident por vrasje me dashje!”, shkruan ai, duke kërkuar që ngjarja të trajtohet si e tillë edhe nga drejtësia.

Braçe bën thirrje për ndryshime të menjëhershme në Kodin Rrugor dhe atë Penal, duke nënvizuar se vetëm përmes ndëshkimeve të forta raste të tilla mund të ndalen. Ai kërkon gjithashtu masa konkrete për sigurinë në zonat e banuara, nga kufizimi real i shpejtësisë deri te krijimi i hapësirave të sigurta për fëmijët.

“DURRES/LAGJET E ISH KENETES

KESHTU U VRANE DY FEMIJE DHE U PLAGOS NJE I TRETE,

SOT, DITEN PER DIELL!

U VRANE SEPSE VRASJE ESHTE!

MADJE VRASJE ME DASHJE!

NUK ESHTE AKSIDENT POR VRASJE ME DASHJE!

Po e postoj videon ashtu sic eshte, me zhurmen e makines, zhurmen e perplasjes, zhurmen e marrjes zvarre te femijeve, klithmat e prinderve e njerezve te tjere ne rruge;

KETO PAMJE!

E di e rende eshte;

POR DUA TA DEGJOJ KESHTU, TA DEGJOJNE KESHTU EDHE KOLEGE TE MI DEPUTET TE CDO ANE, PER TU BINDUR PER TE NDRYSHUAR ATE KOD RRUGOR DHE ATE KOD PENAL PER TA CILESUAR NJE AKT TE TILLE SIC ESHTE, VRAAAAAAAAAASJEEEEEEEEEEE!

Dhe duhet ta bejme tani, ta bejme menjehere!

Sic beme ate ndryshimin per parkimin dysh e qe edhe pse eshte ne fuqi, NUK E ZBATON KERKUSH;

TA BEJME ME ATE SHPEJTESI E VENDOSMERI POR PER TA ZBATUAR SI QYTETARE, POLICE, PROKURORE E GJYQTARE!

Mbase vetem duke ndeshkuar keshtu-sic per vrasje me dashje ne rruge, mund ti ndalim VRASESIT TE DALIN NE RRUGE!

Nderkohe, kjo ngjarje me ne fuuuuund te na shtyje te mendojme e veprojme per URBANIZIM EDHE ME TE THELLE, perfshire rruge qe e disfavorizojne shpejtesine ne to, ndalime te shpejtesise se makinave brenda lagjeve e jo vetem tabele qe nje takem i peshtyjne, mbylljen e rrugeve per ti dhene mundesi femijeve e te moshuarve te luajne e levizin, pushojne te sigurt, ndertimin me cdo cmim te fushave e kendeve te sigurta per femijet e te moshuarit!

I KEMI VOTAT PER TI BERE KETO; I KEMI ME SHUMICE!

Ne nuk jemi thjeshte per te ngushelluar; jemi votuar per te vepruar! DUHET TA TREGOJME TANI!”