Zv/kryeministrja Albana Koçiu, e shoqëruar nga kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako, ka mbërritur paraditen e sotme për të kryer homazhe në familjet e 2 fëmijëve të mitur, që humbën jetën një ditë më parë në aksidentin tragjik të regjistruar në lagjen nr.15 në Durrës.

Në ish-Kënetë ka pllakosur zia, ndërkohë që banorët e zonës dhe nxënësit e shkollës, ku studionin dy fëmijët e mitur me lot në sy dhe të tronditur nga hidhërimi kanë shkuar pranë familjeve të dy vogëlushëve K.N. 9 vjeç dhe E.M. 12 vjeç, të cilët humbën jetën në vendngjarje, rreth orës 14.30 të së dielës.