Prej rreth 40 minutash, rruga pranë Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës, në lagjen nr.17 është e bllokuar dhe automjetet kanë mbetur në vend.

Shkak i situatës së krijuar këtë të hënë është parkimi mbi trotuare dhe në mënyrë të gabuar, duke bërë që kamioni i ndërmarrjes së UKD-së të mos mund të kalojë.

“Bllokimi” i krijuar nga parkimi i makinave në të dy krahët e rrugës ka sjellë paralizimin e zonës këtë pasdite, pavarësisht përpjekjeve të qytetarëve për të lëvizur automjetet, madje duke i shtyrë.

Megjithatë, kjo ka rezultuar e pamjaftueshme për zhbllokimin e rrugës.

Forcat e policisë ndodhen prej disa minutash në vendngjarje dhe kanë nisur gjobitjen e automjeteve.

Gjatë gjithë kohës janë rënë boritë, por drejtuesit e mjeteve të parkuara ende nuk janë paraqitur, duke e mbajtur rrugën të bllokuar.