Franca ka regjistruar rreth 1 mijë vdekje më shumë nga sa pritej që prej së mërkurës, kur temperaturat ekstreme mbërthyen vendin.
“Që prej 24 qershorit, thuajse 1 mijë vdekje më shumë janë regjistruar krahasuar me vdekjet e konstatuara në muajt e mëparshëm”, deklaroi Agjencia e Shëndetit Publik ditën e diel.
Zonat më të prekura përfshijnë ato që kanë qenë nën alarmin e kuq dhe 85 për qind e viktimave kanë qenë persona të moshës 65 vjeç e sipër.
Në zona të shumta të Francës temperaturat u ngjitën mbi 40 gradë Celsius këtë javë, duke rritur presionin ndaj spitaleve dhe njësive të ndihmës së shpejtë.
Më shumë se 30 departamente të vendit ishin nën alarm të kuq përgjatë javës dhe vendi regjistroi ditën më të nxehtë të mërkurën, me temperaturën mesatare që preku 30°C.
Në Paris, autoritetet ndaluan pijen e alkoolit në publik përgjatë fundjavës në përpjekje për të lehtësuar presionin ndaj shërbimeve të emergjencës, ndërsa evente të tjera të planifikuara për të dielën u shtynë. Edhe kulla Eifel dhe muzeu Louvre i kanë mbyllur dyert më herët për shkak të motit të nxehtë.
Njerëzit janë detyruar të shtrihen në parqe dhe të freskohen në lumin e qytetit për t’i shpëtuar atmosferës përvëluese, por autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun që vjen nga mosmbikëqyrja pasi një person u mbyt natën e së premtes.
Temperaturat janë rritur në mbarë Evropën në ditët e fundit, sidomos në Gjermani dhe Spanjë, ku kanë kaluar 40-gradëshin dhe kanë shkaktuar, sidomos në vendin iberik, disa qindra viktima përgjatë javës.
Edhe Mbretëria e Bashkuar regjistroi ditën më të nxehtë të qershorit të premten. Zyrtarë të shpërthimit meteorologjik vendas deklaruan se më i prekuri ishte fshatin Senton Daunhem, në Sufolk, i cili preku 37.3 gradë Celsius. Gjithashtu, të shtunën rekorde u verifikuan edhe në Danimarkë e Çeki.
Ndërkohë, OBSH ka dhënë alarmin se rreth 150 milionë persona në Evropë po e ndjejnë valën e të nxehtit, që sipas organizatës do të ketë impakte tek shëndeti i njerëzve dhe tek ekosistemet.





