Një protestë në qytetin e Carcassonne, në Francë, ka marrë një rrjedhë të pazakontë dhe kontroverse, pasi kryetari i bashkisë, Christophe Barthès, është filmuar duke spërkatur me ujë demonstruesit që ishin mbledhur poshtë dritares së tij.
Ngjarja ka ndodhur në kuadër të një tensioni të lartë lidhur me vendimin e bashkisë për dëbimin e sindikatave lokale nga ambientet e pronës së saj. Në shenjë pakënaqësie, dhjetëra qytetarë dhe përfaqësues sindikalë u mblodhën para godinës për të shprehur protestën e tyre.
Në momentet kur situata u tensionua, Barthès u shfaq në ballkonin e bashkisë dhe, në një gjest që ka shkaktuar reagime të ashpra, përdori ujë për të larguar apo “qetësuar” turmën poshtë tij.
☀️🇫🇷 𝗜𝗡𝗦𝗢𝗟𝗜𝗧𝗘 — En plein conseil municipal, le maire RN de Carcassonne, Christophe Barthès, a répondu aux syndicats venus manifester contre leur expulsion… en les arrosant ! 💦
— Bastion (@BastionMediaFR) June 25, 2026
« La canicule, c’est terminé ! », a-t-il déclaré en commentaire. pic.twitter.com/iNceK9DYZy





