Një situatë shqetësuese me mbeturinat është denoncuar pranë shkollës 9-vjeçare “Hamza Muça” në zonën e Plepave në Durrës.
Siç shihet edhe në pamjet e mbërritura në redaksinë e “DurrësLajm“, koshat e mbeturinave janë tejmbushur dhe, për shkak se nuk janë zbrazur në kohë, qytetarët janë detyruar t’i hedhin mbeturinat jashtë tyre. Një pjesë e mbetjeve kanë përfunduar edhe në kanalin pranë koshave, duke rënduar më tej situatën.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë Durrës dhe pastrimin sa më të shpejtë të zonës, pasi mbeturinat po krijojnë ndotje dhe shqetësim për banorët e lagjes.





