Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka njoftuar nisjen e punimeve për mbrojtjen nga rrëshqitjet e dherave në Njësinë Administrative Ishëm.

Projekti parashikon ndërhyrje në 12 segmente rrugore përgjatë akseve Draç–Shetaj, Lalëz–Bizë–Draç, Ishëm–Lalëz dhe Bubq–Ishëm, me synim rritjen e sigurisë së infrastrukturës rrugore dhe përmirësimin e lëvizjes për banorët dhe vizitorët.

Postimi i plotë:

Kemi nisur punimet për mbrojtjen nga rrëshqitjet e dherave në 📍 Njësinë Administrative Ishëm.

Në kuadër të këtij projekti do të ndërhyhet në 12 segmente rrugore përgjatë akseve Draç–Shetaj, Lalëz–Bizë–Draç, Ishëm–Lalëz dhe Bubq–Ishëm, me qëllim normalizimin e zonave të prekura nga rrëshqitjet dhe rritjen e sigurisë së infrastrukturës rrugore.

Ndërhyrjet përfshijnë:

✅ Stabilizimin e skarpatave.

✅ Rikthimin e trupit të rrugës në gjendje funksionale.

✅ Mbrojtjen nga rrëshqitjet e mëtejshme të dheut.

✅ Përmirësimin e sigurisë së qarkullimit të automjeteve.

🤝 Ky investim do të sjellë më shumë siguri, akses më të mirë dhe lehtësi në lëvizje për banorët e zonës dhe vizitorët.