Pranë redaksisë së “DurrësLajm” ka mbërritur denoncimi i një avokateje të Dhomës së Avokatisë Durrës, e cila denoncon kërcënimet verbale në adresë të saj dhe dhunën fizike të ushtruar ndaj klientit të saj nga ana e avokatit Emin Saraçi, një ditë më parë në Gjykatën e Tiranës.
Avokatja Ingrida Behri denoncon kolegun e saj Saraçi, i cili përfaqëson palën e paditur në një proces gjyqësor për zgjidhje martese.
Sipas avokates, kërcënimet verbale në adresë të saj dhe dhuna fizike e ushtruar nga homologu Saraçi, në dëm të klientit të saj Nderim Tafçiu është konsumuar brenda ambienteve të gjykatës, pas përfundimit të seancës gjyqësore.
Për situatën e regjistruar brenda në gjykatë, avokatja na bën të ditur se ka bërë denoncim pranë komisariatit të policisë nr.2 në kryeqytet.
Denoncimi i plotë i avokates:
“Jam avokate Ingrida Behri. Une jam avokate prej 2019 ne Dhomen e Avokatise Durres me license 9766.
Kryesisht merrem me ceshtje familjare dhe dje kisha nje seance gjyqesore per zgjidhje martese ne Gjykaten e Tiranes. Ne kete ceshtje une perfaqesoja palen paditese dhe pala e paditur nuk ishte prezente por kishte sjelle avokatin e saj Emin Saraçi.
Duke qene se palet jane rezident ne Itali pala e paditur deshironte qe gjykata ta nxirrte ceshtjen jashte juridiksionit shqiptar, deri ketu shume ok pasi ka te drejten e saj dhe ne relatim pala paditur shprehet se palet jane nenshtetas italian qe ne fakt nuk jane.
Gjyqtarja vendosi te nxjerre ceshtjen jashte juridiksioni. Pasi dolem nga salla pala ime Z Nderim Tafciu, me valvul ne zemer i drejtohet Emin Saracit: “Zotri shiko permeson une sjam shtetas italian por shqiptar me banim ne Itali.”
Avokati i drejtohet me ironi “Me fal mashtrova” Ne kete moment une i drejtohem se ju do te mbani pergjegjesi ligjore qe mashtruat dhe ai nisi te me kercenoje: “Do ti thyej turinjte” disa here ne mes te koridorit kati dy gjykates.
Kur une nxorra tel ta filmoja ai me mori tel ma hodhi tek shkallet duke ma thyer dhe kur une tentoj te kap tel desh rashe nga shkallet dhe pala ime e shtyn tek shpatullat pasi menduam se ai do te me godiste.
Në kete moment Emin Saraci godet me grusht palen time ne nofull. Kemi kryer procedurat ligjore por do doja ta beja mediatike pasi nje person i tille smund te vijoje punen”,- shkruan avokatja Behri.


Avokatja na ka vënë në dispozicion gjithashtu një video nga momenti i incidentit fizik, të konsumuar brenda ambienteve të gjykatës dhe njëkohësisht epikrizën që klienti i saj ka bërë pranë shërbimit të urgjencës së Spitalit të Traumës.
“DurrësLajm” është i hapur gjithashtu për të publikuar reagimin e palës që akuzohet në denoncimin e avokates Ingrida Behri.
M.B.





