Sot shënohet 35-vjetori i eksodit të shqiptarëve drejt Italisë, ku mbërritën 20.000 emigrantë me anijen Vlora në portin e Barit, një moment domethënës historik.
Emigrantët shqiptarë u bënë simbol i guximit, sakrificës dhe besimit tek e ardhmja, e ndërsa sot pas 35 vitesh duket se gjithçka ka ndryshuar. Komuniteti shqiptar në Itali është një vlerë e çmuar e vendit mik, dhe nga ana tjetër partneriteti me Italinë sa vjen e thellohet.
Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako me anë të një statusi në rrjetet sociale shpreh mirënjohje për popullin italian dhe institucionet e vendit fqinj, për familjet e panumërta që hapën dyert e zemrat e tyre, duke dëshmuar solidaritet e humanizëm.
“Sot 35 vjet më pas gjithçka ka ndryshuar. Komuniteti shqiptar në Itali është një vlerë e çmuar dhe pjesë e pandashme e jetës ekonomike, shoqërore e kulturore të vendit mik.
Njëkohësisht, shumë bashkëkombës janë rikthyer për të kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë, ndërsa gjithnjë e më shumë qytetarë italianë zgjedhin vendin tonë për të jetuar e investuar.
Kjo është dëshmia më e bukur e një miqësie që është forcuar me kalimin e viteve.
Sot, Shqipëria është një vend modern, në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian
, ndërsa partneriteti me Italinë vazhdon të thellohet përmes projekteve, investimeve dhe bashkëpunimit në dobi të qytetarëve tanë.
Historia e anijes “Vlora” mbetet një kujtesë e fuqishme se shpresa, solidariteti dhe bashkëpunimi ndërtojnë ura që i rezistojnë kohës“, shkruan Sako.





