Në portin më të madh në vend, mëngjesin e sotëm është ankoruar një superjaht luksoz, prodhim i vitit të fundit.

Bëhet fjalë për mjetin lundrues M/Y Deep Blue, superjaht i ri i ndërtuar në kantierin Lürssen në Gjermani në vitin 2026. Ai ka një gjatësi rreth 134 m dhe kushtin rreth 450 milionë USD

Pronari i superjahtit raportohet të jetë Richard Qiangdong Liu (Richard Liu), miliarderi kinez, themelues dhe drejtues i JD.com.

“DurrësLajm” mëson se mjeti lundrues do të furnizohet me 300000 litra karburant dhe vetëm nga taksa e karburantit do t’i sjellë shtetit 120 mijë euro të ardhura.

Supperjahti që mban flamurin e ishujve Kajman do të udhëtojë drejt Sardenjës, në Itali, sapo të përfundojë të gjitha procedurat portuale në Durrës.

Vlen të theksohet se turizmi i karburantit ka lënë për të dëshiruar këtë vit në vendin tonë, pas konkurencës që po bëjnë portet malazeze. Kujtojmë se qeveria e vendit fqinjë, hoqi muaj më parë klauzolën se jahtet dhe superjahtet mund të furnizoheshin në portet malazeze me naftë pa akcizë, edhe nëse nuk qëndronin 72 orë në port.

Të dhëna për jahtin:

Pronari: Richard Qiangdong Liu (Richard Liu)

Shtetësia: Kinez

Burimi i pasurisë: JD.com

Jahti: M/Y Deep Blue

Ndërtues: Lürssen

Gjatësia: 134.22 m

IMO: 9950686

Flamuri: Cayman Islands

Vlera e raportuar: rreth 450 milionë USD