Ndeshja mes Teutës dhe Tiranës është ndërprerë pak minuta pasi kishte nisur, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Sfida sapo kishte filluar, ndërsa ndërprerja e energjisë elektrike zgjati rreth 5 minuta. Lojtarët janë rikthyer sërisht në fushë për të vijuar ndeshjen.
Deri në këto momente nuk dihet ende shkaku i defektit të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike.





