Gjykata e Durrësit i ka dhënë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” 3 shtetasve të arrestuar, lidhur me incidentin për vdekje të 51-vjeçari Genci Spaho, i cili humbi jetën, ndërsa po punonte në kantierin e ndërtimit të lagjes së re në Spitallë.

Genci Spaho humbi jetën ditën e shtunë të javës së kaluar, ndërsa lidhur me ngjarjen u arrestuan shtetasit L. P., 44 vjeç, E. X., 56 vjeç dhe R. K., 58 vjeç, banues në Durrës, të akuzuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.