Ansambli “Arian Plaku” ka marrë pjesë në festivalin e valleve “Dyshja na bashkon”, në të cilin u përfaqësua me një potpuri vallesh dyshe me motive të Shqipërisë së Mesme.

Festivali u organizua më datë 18-19 Janar 2023 në Bujanoc, ku Durrësin e përfaqësuan valltarët Chiara Xoxi dhe Anduel Gjinaj.

Në përfundim, juria profesioniste e vlerësoi ansamblin me 2 çmime:

1. Performanca më e mirë
2. Valltari më i mirë Anduel Gjinaj.

Drejtori i Përgjithshëm i festivalit, Sjender Thaqi tha se festivali do të vazhdojë në turin e pestë, që këtë herë do të zhvillohet në qytetin e Shkupit në mars.

Po ashtu, ansambli “Arian Plaku”, si i vetmi në Durrës me orkestrinë, solistë e grup valltarësh është duke u përgatitur për premierën, e cila do të mbahet së shpejti për publikun durrsak.