7 maj 2015 – Ardit Gjebrea, showman i njohur shqiptar, mbështet hapur kandidaten demokrate për Durrësin, Grida Duma. Gjatë një takimi që Duma zhvilloi me pensionistët e qytetit, për shqetësimet e tyre, Gjebrea ndodhej pranë saj.

Vetë këngëtari dhe prezantuesi i njohur ka takuar një më një të pranishmit e më pas ka shëtitur në qendër të Durrësit bashkë me kandidaten për bashkinë, Grida Duma. Më herët dhe Ermal Mamaqi dhe Olta Gixhari kanë shprehur simpatinë dhe mbështetjen e tyre për Gridën.

Ndërkohë, Arditi pati të ftuar në emisionin e së dielës muajin e shkuar vetë kryeministrin Rama.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”