Këshilli Bashkiak Durrës do të mblidhet të hënën për të miratuar 7 pikat e rendit të ditës.

Ndër pikat që do të miratohen është dhe pika 4 e cila ka të bëjë me ndryshimin e VKB-së për miratimin e buxhetit të institucionit të bashkisë për vitin 2021 si dhe projektbuxhetin afatmesëm për vitet 2021-2023.

Në buxhetin e këtij viti, të miratuar në dhjetor 2020, bashkia Durrës akordoi dy fonde të veçanta, njëri për rikonstruksionin e rrugës “Gjelbërimi-Azem Hajdari” me vlerë projekti 4.000.000 lekë dhe financimi tjetër lidhet me realizimin e veprave të artit në rotondat e qytetit të Durrësit që kap vlerën 5.000.000 lekë.

Nëpërmjet një relacioni, bashkia kërkon që këto dy fonde të përdoren për një tjetër destinacion. Pushteti vendor i propozon KB-së që vlera 9.000.000 lekë të përdoret për: Studim projektimin e rikonstruksionit të Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”.

Ndërsa financimi i rikonstruksionit të rrugës “Gjelbërimi-Azem Hajdari” do të bëhet nga fondi për rindërtimin, pasi ndodhen brenda konturit të zonës së re për zhvillim.

Sipas bashkisë, ky propozim vjen duke vlerësuar rëndësinë e veçantë të Pallatit të Sportit, pasi aty zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive nga grupmosha të ndryshme. Gjithashtu përveç aktiviteteve sportive në të zhvillohen edhe ato me karakter kulturor kombëtar dhe ndërkombëtar.

Vlera e projektit “Studim projektim për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”, është 9.000.000 lekë, e njejtë me vlerën e dy projekteve të miratuara më parë të cilat do të zëvëndësohen.

Relacioni i plotë:

“PËR MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË VKB-SË NR.123 DATË 24.12.2020 “PËR MIRATIMIN E BUXHETIT TË BASHKISË DURRËS PËR VITIN 2021, SI DHE PROJEKTBUXHETIN AFATMESËM TË BASHKISË DURRËS PËR VITET 2021-2023”.

Bazuar në ligjin Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, Vkb-së nr.123 datë 24.12.2020 “Për miratimin e buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2021, si dhe projektbuxhetin afatmesëm të Bashkisë Durrës për vitet 2021-2023”, Vendimin e Komitetit Shtetëror të Rindërtimit nr.91 datë 17.06.2021, VKM-në Nr. 404, datë 30.6.2021 “Për përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e rikonstruksionit të rrugëve “Miqësia” dhe “Azem Hajdari – Gjelbërimi”, të ndodhura brenda konturit të zonës së re për zhvillim, zona 4, njësia administrative Durrës, Bashkia Durrës.

Të nderuar këshilltarë:

Këshilli Bashkiak Durrës me VKB-në nr.123 datë 24.12.2020 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë Durrës për vitin 2021, si dhe projektbuxhetin afatmesëm të bashkisë durrës për vitet 2021-2023ka miratuar buxhetin e institucionit të Bashkisë Durrës për vitin 2021 si dhe projektbuxhetin afatmesëm për vitet 2021-2023.

Në projeket e investimeve për periudhën 2021-2023 janë miratuar dhe dy zëra përkatësisht:

  1. Studim projektimi rruga Gjelbërimi – Azem Hajdari, me vlerë projekti 4.000.000 lekë.
  2. Realizim vepra arti në rotondat e qytetit, me vlerë projekti 5.000.000 lekë.

Bashkia Durrës është në vazhdim të proçesit të rindërtimit dhe duke qenë se zona në të cilën ndodhet Rruga Gjelbërimi – Azem Hajdari është brenda konturit të Zonës së Re për Zhvillim i kërkuam Komitetit Shtetëror të Rindërtimit (KSHR-së) të përfshinte rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor si pjesë të kësaj zone për zhvillim.

Me VKM-në Nr. 404, datë 30.6.2021 “Për përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e rikonstruksionit të rrugëve “Miqësia” dhe “Azem Hajdari – Gjelbërimi”, të ndodhura brenda konturit të zonës së re për zhvillim, zona 4, njësia administrative Durrës, Bashkia Durrës, është miratuar financimi i rrugëve të mësipërme të ndodhura brenda konturit të zonës së re për zhvillim, zona 4.

Përmes këtij relacioni kërkojmë zëvendësimin e zërave të sipër përmendur në zërin e ri me objekt : Studim projektim për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”.

Ky propozim vjen duke vlerësuar rëndësinë e veçantë të objektit të Pallatit të Sportit, faktin që zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive si volejboll, basketboll, shah, pingpong etj, të zhvilluara nga grup mosha të ndryshme.

Në këtë objekt përveç konkurseve/aktiviteteve sportive zhvillohen dhe ato me karakter kulturor kombëtar por dhe ndërkombëtar duke i dhënë dhe një rëndësi akoma më të veçantë këtij objekti dhe qëllimit të tij.

Përsa më sipër për ju kërkojmë zëvendësimin e zërave:

  1. Studim projektimi rruga Gjelbërimi – Azem Hajdari, me vlerë projekti 4.000.000 lekë.
  2. Realizim vepra arti në rotondat e qytetit, me vlerë projekti 5.000.000 lekë.

në zërin e ri me objekt:

  •  Studim projektim për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Ramazan Njala” në vlerë projekti 9.000.000 lekë.

Gjithashtu ju informojmë se vlera e projektit Studim projektim për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”, është e njëjtë me vlerën e të dy projekteve të cilat do të zëvendësohen.

Për sa më sipër i kërkojmë Këshillit Bashkiak Durrës të miratojë:

  • Në Vendimin e Këshillit Bashkiak Durrës nr. 123 dt. 24.12.2020 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë Durrës për vitin 2021, si dhe projektbuxhetin afatmesëm të Bashkisë Durrës për vitet 2021-2023”, Aneksi nr. 4 të bëhen ndryshimet si më poshtë:

Pakësohet:

Programi buxhetorEmërtimi projektitLlog. EkonomikeFondi në lekë
04520Studim projektimi rruga Gjelbërimi – Azem Hajdari,2304,000,000
08220Realizim vepra arti në rotondat e qytetit,2315,000,000
 TOTALI 9,000,000

Shtohet :

Programi buxhetorEmërtimi projektitLlog. EkonomikeFondi në lekë
08130Studim projektim për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”2309,000,000
 TOTALI 9,000,000