Atmosferë fundviti në bulevardin kryesor të Durrësit. Me qindra fëmijë të veshur si babagjyshë përshkuanë në bulevardin “Dyrrah” mbrëmjen e së mërkurës duke krijuar një atmosferë festive.

Të shoqëruar nga mësuesit dhe prindërit e tyre, vogëlushët u nisën nga Pallati i Sportit drejt Pallatit të Kulturës për të marrë pjesë në koncertin festiv të fundvitit të organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës.

Për të sjellë edhe më pranë atmosferën festive, babagjyshët e vegjël dhuruan për spektatorët e pranishëm momente të veçanta me këngët, vjershat dhe vallet e interpretuara në sheshin “Liria”.