Sot në shëtitoren Taulantia zhvillohet “MOTO FEST 2022”.

Për të gjithë dashamirësit e Harley Davidson, aventurave me motora dhe sigurisht muzikës rrok, “Moto Fest” do të ofrojë një mbrëmje ndryshe sonte në Durrës.

Me rastin e 15-vjetorit të Steel Wings MC Albania, rreth 500 motoristë nga vendi dhe rajoni do të zhvillojnë një paradë me motorët e tyre në orën 17:30 në rrugët kryesore të qytetit.

Kjo paradë do t’i hapë rrugën koncertit, që fillon në orën 18:30 dhe do të vijojë deri në mesnatë. Artistët Eugent Bushpepa, Tiri Gjoci, Erina Seitllari dhe Bledar Sejko & Band do të performojnë këngët më të pëlqyera nga repertori i tyre muzikor.

Ky do të jetë aktiviteti që do të kulmojë një sezon të suksesshëm dhe të gjithë janë të ftuar të jenë pjesë e mbrëmjes spektakolare.