Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë  regjistruar 36 raste të reja me COVID-19 nga 616 testime të kryera.

Qytetarët e infektuar janë shënuar 22 në Tiranë, 3 në Sarandë, 2 në Mat, Fier, Korçë, 1 në Durrës, Rroskovec, Vlorë, Delvinë, Kuçovë.

Janë 304 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,247 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Maj 2022)

Raste të reja ditore          36
Të shëruar në 24 orë       23
Të shtruar në spitale         3
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 634

Testime totale               1,826,354
Raste pozitive                  276,048
Raste të shëruara            272,247
Raste Aktive                         304
Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            202
Fier                  18
Korçë               18
Vlorë                17
Shkodër           15
Gjirokastër      13
Durrës              7
Elbasan            6
Berat                3
Dibër                3
Kukës              1
Lezhë              1