Konkursi i kryer pak ditë më parë për të përzgjedhur një kandidat të përshtatshëm për të drejtuar kopshtin “7 Marsi” ka dështuar.

Bashkia Durrës njofton se asnjë nga kandidatët e paraqitur nuk plotësonte kriteret e përcaktuara në konkurs.

Vendi mbetet vakant deri në shpalljen tjetër”,– njofton bashkia, në një njoftim në faqen zyrtare.

Kjo nuk është hera e parë që konkurse të zhvilluara nga bashkia Durrës nuk prodhojnë një kandidat fitues.

Edhe në raste të mëparshme, pozicione të caktuara pune, kryesisht në nivel drejtuesi mbeten vakante, me shpjegimet: Kandidatë që nuk plotësojnë kriteret ose se nuk u paraqitën kandidatë.

Kujtojmë këtu se në datë 24 gusht 2021, bashkia Durrës njoftoi se konkursi i datës 8 gusht dështoi të plotësonte 7 vende vakante pune, kryesisht në nivel specialisti.