3 rrugë kanë përfunduar së rehabilituari në qytetin e Durrësit.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kryebashkiakja Emiriana Sako njofton se janë rehabilituar rrugët Petraq Boshnjaku dhe Enver Zazani në lagjen 4 të qytetit, si dhe rruga “Bozanxhie” në Romanat në njësinë administrative Rrashbull.

Gjithashtu, ka përfunduar vendosja e të gjithë strukturës së ndriçimit në rrugët “Shoqëria Bashkimi”, “Aleks Komeni”, “Kristaq Boshnjaku”, “Paskal Prodani” me gjatësi 1, 1 kilometra gjithsej.

Postimet e plota: