Një video ka mbërritur në redaksinë e “DurrësLajm”, ku shfaqen dy efektivë të policisë së Durrësit, me një sjellje të papranueshme për standardin e shërbimit policor. 

Sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë te lagjja nr.5 pranë ish-rajonit të policisë, ku dy efektivë policie kanë shtrirë në tokë një djalë në moshë të re, të cilin e godasin, e kërcënojnë që do ta masakrojnë duke e ofenduar njëkohësisht edhe me fjalë të pahijshme.

Personi i shtrirë në tokë i kërkon me përlulësi që të mos e terrorizojnë, ndërkohë policët pasi e qëllojnë, nuk ndalen me fjalorin kërcënues dhe ofendues.

Polici: Mos fol më. Të kam q* ***. Këlysh k**e.

“Mos me terrorizoni o cuna”, dëgjohet teksa lutet i riu.

Polici: “Do të masakroj, boll, boll! Të sakatova, të mbyta“.

Nuk dihen ende se cilat kanë qenë arsyet e ndalimit të të riut në mes të rrugës, por sjellja e policëve godet rëndë imazhin e institucionit të policisë.