14 maj 2015 – Do të realizojmë një program konkret për një qytet që të meritojë të quhet i pari në turizëm. Këtë ka deklaruar sot kandidatja për Bashkinë e Durrësit Grida Duma, përballë operatorëve dhe bizneseve turistike të qytetit bregdetar.
Gjatë një bashkëbisedimi me ta, Duma premtoi se plazhi i Durrësit do të rehabilitohet dhe se Bashkia do të hartojë guidë profesionale turistike falas duke mbështetur çdo nismë për turizëm gjatë gjithë vitit në Durrës, jo vetëm në muajt e verës.
“Po të jesh në botë dhe të kesh këtë vijë bregdetare, edhe gjatë dimrit ka me dhjetra mënyra për të bërë turizëm pa shumë kosto. Plani ynë do ulë maksimalisht taksat për operatorët turistikë dhe ata që punësojnë më shumë qytetarë”, është shprehur demokratja Duma.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





