“Stand with Ukraine Festival”, ishte aktiviteti i cili u zhvillua ditën e sotme në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, të organizuar nga “Leaders Camp” nga qendra “Mankind Tracks”.

Aktiviteti, në të cilin ishte e ftuar edhe ambasada e Ukrainës kishte si qëllim solidarizimin me fëmijët ukrainas, të cilët prej gati 5 muajsh po përballen me agresionin rus.

Në festival morën pjesë rreth 70 fëmijë, nga mosha 5 deri në 15 vjeç, të cilët nën tematikën “Pro paqes dhe kundra luftës”, kërcyen, kënduan si dhe ekspozuan pikturat e tyre në mbështetje të bashkëmoshatarëve në Ukrainë.