Nga dita e sotme, 47 punonjës të hekurudhës janë të papunë.

Atyre u është komunikuar gojarisht ditën e premte të javës së kaluar se duhet të paraqiteshin pranë Drejtorisë së Përgjithshme në Durrës për të ndërprerë marrëdhënien me punëdhënësin si shkak i shkurtimit të vendit të punës.

Të gjithë janë punonjës mirëmbajtjeje, që kryenin detyra të ndryshme në linjën hekurudhore të Bajzës, e cila kryen transport zhavorri drejt Malit të Zi 2-3 herë në javë.

Mes punonjësve të shkarkuar ka dhe nga ata që pas 6 muajsh plotësojnë moshën e daljes në pension.

Sipas tyre, janë shkurtuar vetëm vendet e punës së punonjësve të mirëmbajtjes, ndërsa përsa i përket stafit teknik dhe drejtues, ata janë ende në marrëdhënie pune.

Në njoftimin për shkarkimin nga puna, që mban datën e sotme shkruhet se bëhet fjalë për “shkurtim të vendit të punës sipas strukturës së re” dhe bazohet në disa vendimmarrje të mëparshme të Administratorit të shoqërisë Hekurudha Shqiptare sh.a  dhe Këshillit Mbikqyrës.

Pas marrjes së njoftimit, punonjësit e shkarkuar kanë afat 5 ditë për të bërë ankimim.

Jo zyrtarisht mësohet se punonjësit e Hekurudhës janë shkarkuar, sepse linja ekzistuese nuk është funksionale. Ajo është mbajtur në punë deri më datë 13 qershor, për t’u ardhur në ndihmë pelegrinëve që udhëtonin me të për të shkuar drejt Kishës së Laçit,

M.B.