Siç është bërë e ditur muaj më parë, policia ka vendosur makina inteligjente edhe në Durrës, për të monitoruar qarkullimin e automjeteve në disa rrugë të brendshme, si dhe në hyrje e dalje të qytetit.

Makina e pajisur me radar ka bërë “kërdinë” duke kapur shkelësit, që shpeshherë janë gjobitur, ose u ka rrezikuar lejen e drejtimit.

Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një foto e një prej këtyre makinave, me të cilën drejtuesit e mjeteve paralajmërojnë njëri-tjetrin për kujdes të shtuar.

Makina është parkuar në rrugën “Adria”, ose në zonën e njohur ndryshe si “Refugjati”, dhe siç pritet në sezon veror, kontrollet do të intensifikohen, e ndoshta edhe makinat inteligjente nëpër rrugët e qytetit.