Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Shkozetit, pranë stacionit të parë të autobusëve. Një automjet është përmbysur në mes të rrugës pasi ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një pemë.

Nga pamjet në vendngjarje, makina ndodhet e përmbysur, ndërsa burime policore bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Policia dhe shërbimet e emergjencës janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, por dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjetin.