Një studente e UAMD-së ka arritur një rezultat vërtet mbresëlënës. Në një botë të varur totalisht nga internet dhe teknologjia, studentja Xhulia Kurti po gjen një zgjidhje konkrete për të vazhduar komunikimin edhe pa WiFi.

Xhulia Kurti ka marrë pjesë në konkusin prestigjioz IAA mobilitython, i cili këtë vit u zhvillua në Mynih, Gjermani dhe projekti i saj është shpallur mes dy fituesve, ku konkurentë ishin pjesëmarrës nga e gjithë bota.

“Synimi i prototipit është i thjeshtë: në momentin kur mbeteni pa WiFi dhe ju duhet të përdorni një program/aplikacion të çfarëdoshëm , Xhulia mundëson lidhjen përmes sistemit server të produktit që tashmë ka prodhuar”,– shkruan UAMD në një njoftim në rrjete sociale.

Hapi i radhës i Xhulias është prezantimi përballë sponsorëve të mëdhenj gjermanë dhe europianë.

“Po! Gjithçka është e mundur! Faleminderit dhe suksese Xhulia!”,- e mbyll postimin UAMD, që ndihet krenar për arritjen mjaft të rëndësishme të një prej studentëve.