Një tjetër aksident është regjistruar në qytetin e Durrësit, respektivisht në lagjen nr.14.

DurrësLajm” mëson se mesditën e sotme një motor ka përplasur një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, një person është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet pranë bluzave të bardha në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e bluve të qytetit bregdetar.