Sezoni turistik në Durrës akoma nuk ka përfunduar, pushuesit e huaj vazhdojnë ta gjallërojnë jetën e qytetit bregdetar edhe në këto ditë të shtatorit, ku temperaturat janë ulur disa gradë.

Siç duket dhe në videon e mëposhtme, shëtitorja “Taulantia” në Vollga është e mbushur plot me turistë të huaj si dhe me qytetarë vendas.

Po ashtu, grupe turistësh gjen edhe në monumentet kulturore të Durrësit si dhe në shumë pika turistike të tjera, ku mund të mësojnë më shumë për kulturën, traditën dhe historinë e qytetit.