“Impact Dancers Show 2” tanimë është kthyer në traditë për qytetin e Durrësit nga balerinët e vegjël të “Impact Dance Company”!
Mbi 100 fëmijë performuan në skenën e teatrit të qytetit me disiplinat e ndryshme të kërcimit si kërcime moderne, kontemporane, jazz, twist etj.
Nën ritmet e melodive festive të fundvitit dhe jo vetëm etydeve, ato përçuan një mesazh me këtë gjini artistike!
Salla e tejmbushur, prindër me lot në sy dhe fëmijë të gëzuar për performancën që po dhuronin ishte ky një spektakël fundviti nga dy koreografët Ari Metani dhe Xhulja Kodra, me asistenten Luiza Metani dhe kostumografinë e larmishme nga Toke Kodra.