Neurologia e njohur Eda Harizi i është drejtuar me një apel qytetarëve të qarkut Durrës për ta votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, teksa ka renditur arritjet profesionale, Harizi njofton edhe dy premtimet e saj në këtë fushatë elektorale.

Së pari, do t’ju dëgjoj dhe do të jem pranë jush si njëra prej jush. Si një njeri që prevalon mbi pushtetin, sepse profesioni im më ka mësuar se një njeri i mirë – dhe një politikan i mirë – e merr fuqinë me urtësi, mençuri dhe integritet.

Së dyti, zëri juaj dhe problemet tuaja do të jenë zëri im i së nesërmes në Parlamentin Shqiptar. Jam rritur mes jush, jam bërë profesioniste mes jush. Ju më keni besuar jetët tuaja dhe ju premtoj se do të jem përherë avokate e interesit të qytetarëve të mi dhe e interesave publike!”, shkruan ndër të tjera.

Kujtojmë se Harizi kandidon në listë të hapur, nën siglën e koalicionit “Shqipëria Madhështore”.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të qarkut Durrës!

Unë jam doktoreshë Edlira Harizi (Shemsi), apo siç më njohin të gjithë, doktoreshë Eda, mjeke prej 32 vitesh dhe neurologe prej 27 vitesh në Spitalin e Durrësit.

Vij në këtë fushatë elektorale si pjesë e listës së hapur të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Jeta ime profesionale ka qenë një sfidë në shërbim të shëndetit dhe jetës së pacientëve!

Kjo eksperiencë e akumuluar ndër vite, duke punuar pa u lodhur për qytetarët e mi, më ka bërë një derë të hapur për këdo, për problemet dhe hallet jo vetëm mjekësore, por edhe sociale të tyre.

Në karrierën time të gjatë, unë i njoh mirë të metat dhe problemet e sistemit. Por e di se problemet nuk mund të luftohen vetëm duke i identifikuar, por duke punuar fort, me angazhim serioz dhe duke përcjellë një vizion për reformimin dhe përmirësimin e tij. Mbi këtë premisë ngrihet edhe angazhimi im publik dhe politik!

Në këtë fushatë elektorale mund të them dy premtime të rëndësishme:

Së pari, do t’ju dëgjoj dhe do të jem pranë jush si njëra prej jush. Si një njeri që prevalon mbi pushtetin, sepse profesioni im më ka mësuar se një njeri i mirë – dhe një politikan i mirë – e merr fuqinë me urtësi, mençuri dhe integritet.

Së dyti, zëri juaj dhe problemet tuaja do të jenë zëri im i së nesërmes në Parlamentin Shqiptar. Jam rritur mes jush, jam bërë profesioniste mes jush. Ju më keni besuar jetët tuaja dhe ju premtoj se do të jem përherë avokate e interesit të qytetarëve të mi dhe e interesave publike!

Ndaj, ju ftoj sot të bëhemi bashkë dhe t’i japim një përgjigje madhështore me votë të keqes që është ulur këmbëkryq në shtëpinë tonë të madhe – në Shqipërinë tonë!

Votoni numrin 1, Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe Aleanca për Shqipërinë Madheshtore!
Me përulje dhe respekt, ju drejtohem qytetarëve të mi:
Votoni Edlira Harizi (Shemsi)!

Me besim në Zot dhe tek durrsakët e mi, të gjithë bashkë do të shkojmë drejt fitores!