Vijon puna për përfundimin e lagjes së re në Spitallë.

Sot, kryebashkiakja Emiriana Sako teksa inspektonte punimet tha se “qëllimi është që punimet të përfundojnë brenda pranverës së vitit 2023″.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Sako theksoi edhe një herë se në pallatet që po ndërtohen do të marrin shtëpi të reja 996 familje.

Postimi i plotë:

🚧 Gjatë inspektimit të punimeve në lagjen e re në Spitallë ku puna vijon me ritme të larta dhe qëllimi është që punimet të përfundojnë brenda 🗓 pranverës së vitit 2023.

Në pallatet me standarte bashkëkohore që po ndërtohen në këtë lagje do të marrin shtëpi të reja 9️⃣9️⃣6️⃣ familje. Kjo zonë e re do të përballojë nevojën për strehim të familjeve të prekura nga fatkeqësia por jo vetëm kaq. Ajo do të jetë edhe një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të ekonomisë së qytetit tonë.

Kjo zonë do të ketë gjithashtu njësi shërbimi, 🌳 park, 🏀 fushë sportive, 🅿️ hapësira parkimi, qendra social- kulturore, 🏥 qendër shëndetësore dhe arsimore, pra do të jetë një zonë urbane model. ✅