Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, vazhdon të promovojë dhe të vlerësojë nxënësit e talentuar për punën e tyre në arritjen e rezultateve të larta.

Kësaj radhe, Manastirliu, i ka kushtuar nxënësve të gjimnazit “Leonik Tomeo” në Durrës, një postim në rrjetet sociale.

Në postim, Ministrja ka përmendur të gjithë nxënësit e talentuar të gjimnazit të njohur si dhe arritjet e tyre.

Postimi i plotë:

Ju prezantojmë me nxënësit e talentuar të gjimnazit “Leonik Tomeo” në Durrës.

⭐Ersilja Ballabani, nxënëse me rezultate të larta në mësime. Fituese e fazës së dytë në Olimpiadën Kombëtare të Letërsisë, Biologjisë dhe Fizikës. Fituese e çmimit të parë në konkursin e shkollës me esenë “Autizmi nuk zgjedh.” Fituese në konkursin “Mendimi im, forca ime”, ogranizuar nga MAS me esenë “Fund dhunës ndaj grave”. Fituese në projektin “We are change markers”.

⭐Sara Turhani, nxënëse me rezultate të shkëlqyera. Talent në muzikë, fituese e çmimit të parë në këngë, në maratonën rinore. Fituese në fazën e dytë të Olimpiadës Kombëtare në lëndët Biologji, Letërsi dhe Fizikë. Fituese e çmimit të dytë në projektin “We are change makers”.

⭐Erbion Shatro, nxënës me rezultate të larta në mësime. Presindent i senatit të shkollës dge pjesë e Parlamentit Rinor. Fitues në fazën e dytë në Olimpiadën e Informatikës, me talent në teknologji-informacioni.

⭐Blerta Miraka, nxënëse e pasionuar pas librave dhe historisë, fituese në Olimpiadën Kombëtare të Historisë.

⭐Loena Balla, fituese në fazën e dytë të Olimpiadës së Fizikës dhe Biologjisë, spikat në eksperimentet praktike në lëndët shkencore.

⭐Eden Belishova, fituese në fazën e dytë në Olimpiadën e Biologjisë. Aktiviste dhe vullnetare në shumë veprimtari me Kryqin e Kuq.

⭐Kris Nako, nxënës i talentuar në teknologji dhe informacion, fitues në fazën e dytë të Olimpiadës së Informatikës.

⭐Ergi Arifi, i talentuar në futboll. Lojtar me ekipin e parë të skuadrës Teuta të Durrësit.

⭐Keidi Gjylo, e talentuar në krijimtari, fituese e fazës së dytë në Olimpiadën e Letërsisë.

⭐Orin Agalliu, fitues i Olimpiadës Kombëtare në Histori, i talentuar në basketboll, pjesë e ekipit të shkollës.

⭐Mendi Zotaj, nxënës i talentuar në teknologji- informacioni, nismëtar për ndërtimin e webit të shkollës “Leonik Tomeo” në Durrës. Fitues i fazës së dytë në Olimpiadën e Informatikës.

⭐Katia Shyti, nxënëse me rezultate të larta në mësime. Fituese në fazën e dytë në Olimpiadën e Biologjisë.