Detaje të reja kanë dalë në lidhje me sherrin, që ndodhi këtë të enjte në lagjen nr.3 të Durrësit.

Shkak i sherrit duket se ka qenë një postim në rrjetin social “TikTok”.

Dy të rinjtë e identifikuar si Xheson Metushi, 18 vjeç banues në Lushnje dhe Bekim Grifshi, 19 vjeç banues në Durrës, para disa ditësh ishin konfliktuar në mënyrë verbale përmes mesazheve në rrjetet sociale dhe më pas e kishin lënë që të takoheshin.

Pasi janë takuar, konflikti verbal percipitoi në një konflikt fizik me thikë dhe kaçavidë, ku si pasojë mbetën të dy të plagosur.

Lexo edhe:

Shih pamjet: