3 maturantë nga Durrësi janë renditur mes 40 më të mirëve në shkallë vendi, për rezultatet e larta në provimet e Maturës Shtetërore.

Bëhet fjalë për dy maturante të shkollës “Rilindja” Alisa Demrozi dhe Artemisa Demushi dhe maturantin Ensev Miraka nga shkolla “Naim Frashëri”.

Tre adoleshentët, së bashku me 37 bashkëmoshatarët e tjerë me rezultatet më të larta të arritura në provime, janë vlerësuar nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi.

“Krenare për punën, përkushtimin dhe vullnetin e tyre për t’ia dalë me shumë sukses çdo sfide.

Besimplotë për të ardhmen tuaj, ju uroj shumë suksese në çdo hap!”,- shkruan ministrja Kushi në një postim në rrjete sociale, ndërsa prezanton secilin prej maturantëve më të dalluar.